Mesfushori francez pritet të largohet gjatë verës nga Juventusi, ku nuk e ka gjetur veten sa duhet
Arsenal është futur në garë për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.
Trajneri Mikel Arteta e kishte kërkuar mesfushorin francez edhe gjatë janarit në formë huazimi.
Ndërsa tash, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Manchester United e Everton.
Rabiot nuk e ka treguar veten sa duhet dhe së fundmi duket se i ka prishur punët me drejtuesit e Juves pasi nuk pranoi të rikthehej në Torino.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori kualitativ të përfundojë gjatë verës në Premierligë.