Gjilani fiton ndaj Drenicës, vazhdon hapin drejt titullit

0
Gjigandi

Gjilani arkëton tri pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit. 

Ata si vendas e mposhtën me rezultat 2:0 Drenicën nga Skenderaj, në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Trim i fitores së gjilanasve padyshim është futbollisti  Keita Razak. 

Ai shënon në minutën e 22-të pas një goditje të fuqishme brenda zonës, dhe në minutën e 34-të pas asistimit të Gerhard Prognit. 

Në minutën e 65-të, vendasit lëshuan rastin që të thellojnë fitoren, kurse Plaku nuk shënon në portën e zbrazët. 

RonaTyra

Nga minuta e 75-të, Armend Halili u përjashtua nga loja dhe Gjilani mbetet me një futbollist me pak. Duhet theksuar se, në minutën e -të Fiton Hajdari shënon nga penalltia, por goli anulohet pasi ai para se të godiste topin u ndal në hap.

Drenica futet në krizë edhe më të madhe pas kësaj humbje, skuadër që renditet në vend të tetë me 38 pikë, ndërsa Gjilani përforcon vendin e dytë me 61 pikë dhe ka tri me pak se lideri Drita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu