I shumkërkuari, Nuredin Dumani është kapur në Fier, në sajë të një operacioni të zhvilluara nga Renea.
Mësohet se, dyshohet që Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj shtetasit të shpallur në kërkim, Talo Çela.
Policia ka marrë informacioni për këtë ngjarje dhe nga informacionet operative ka mësuar se Dumani pas ngjarjes është larguar për në qytetin e Fierit.
Pas ndërmarrjes së këtij operacioni ka bërë të mundur arrestimin e tij në nje bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.