Komisariati nr. 6 i Tiranës i ka shkuar në ndihmë një gruaje 37-vjeçe që po rrihej nga burri me të cilin bashkëjetonte, por në pranga ka rënë edhe vetë gruaja e lënduar. Policia njoftoi burri R.H. u prangos për dhunë në familje, pasi kishte rrahur 37-vjeçaren A.K. me të cilën bashkëjetonte. Mirëpo i arrestuari ka mbetur i habitur kur pa që nuk po hynte vetëm në furgonin e Policisë. Policia kishte arrestuar edhe 37-vjeçaren, sepse i gjeti asaj një pistoletë që e kishte fshehur në sahatin e ujit. Mbi gruan rëndon akuza më e rëndë: “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.