Lamborghini “fluturon” me 236 km/h në autostradën Fier-Vlorë

0
Gjigandi

Kjo makinë sportive luksoze Lamborghini është kapur nga radarët e policisë rrugore duke udhëtuar me 236 km/h në një autostradë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

Sapo u konstatua shpejtësia marramendëse, mjeti u ndalua nga punonjësit e policisë rrugore.

Efektivat i komunikuan drejtuesit shkeljen që kishte kryer duke i treguar edhe shpejtësinë e lartë me të cilën udhëtonte.

Ndaj shoferit u mor masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit dhe u nxorr në komision.

RonaTyra

Vetëm gjatë mëngjesit të së shtunës, policia rrugore ka hequr 21 patenta gjatë monitorimit të lëvizjes përgjatë aksit nacional Tiranë-Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu