Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme policia ka kapur tre persona derisa po bënin shit-blerje të drogës në rajonin e Velesit.
Dy persona janë nga Koçani kurse personi i tretë është nga Velesi.
“Gjegjësisht, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në afërsi të vendit të quajtur rasadnik në Veles, rreth orës 06:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar E.M. (35) dhe S.V. (39) nga Koçani, të cilët ishin të parkuar në veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Koçanit, deri sa po blinin drogë nga D.V. nga Velesi. Pasi i ka vënë re punonjësit e policisë, E.M. nga dritarja e automjetit ka hedhur një pako më të madhe me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa dy personat janë dërguar menjëherë në stacion të policisë”.
“Pak më vonë është arrestuar D.V., në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të cilit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Veles, është bërë bastisje, gjatë së cilës janë gjetur tri pako me marihuanë dhe një peshore”
, thekson Ministria e Punëve të Brendshme.