Arrestohen tre persona, mes tyre 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

0
Arrestohen tre persona, mes tyre 21-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
Gjigandi

Tre persona janë arrestuar në në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Personi në kërkim po udhëtonte me dy të tjerë, të cilët mbanin me vete armë

A.K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë dhe nga veprimet hetimore rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Edhe K. D., 50 vjeç iu gjet një pistoletë, kurse Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” dyshohet si përkrahës i 21-vjeçarit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Waves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.  Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.  I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po lëviznin me armë zjarri në automjet dhe njëri prej tyre ishte në kërkim, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Waves”. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve”, sipas policisë.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu