FIERPolicia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për “Kallëzim të rremë” dhe “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin F.K., 51 vjeç, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 20.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kallëzim i rremë”. Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bërë kallëzim të rremë përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Po kështu është ndaluar 57-vjeçari me iniciale B.GJ., banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 11.01.2019, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.