Arrestohen 5 persona në Korçë, për çfarë akuzohen

0
Arrestohen 5 persona në Korçë, për çfarë akuzohen
Gjigandi

Pesë persona janë vënë në pranga në Korçë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se u ndalua T. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 09.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 3 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt u arrestua K. R., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, duke drejtuar mjetin​ tip “Benz”, ka kryer një manovër të gabuar duke dalë nga vendi i parkimit. Pas kryerjes së testalkoolit, 47-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i F. M., 44 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në rrugën Korçë-Voskopojë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Gjithashtu 44-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore, për kryerjen e alkooltestit.

Për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, u arrestua Sh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Kosovë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë dhe një kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

RonaTyra

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” i shtetasit D. M., 30 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Benz”, që ky shtetas drejtonte, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi mishi i konservuar, e dyshuar si kontrabandë, për të cilën D. M., nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe nuk kishte kryer detyrimet doganore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu