Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në zonën e Kamzës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple Play”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.
47-vjecari, së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë).
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.