Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe disa qytetarë. Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për 6 qytetarë. Ata janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku po shkojnë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Kjo nuk është hera e parë që protestuesit e Astirit shoqërohen apo arrestohen. Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës la në burg tre të arrestuarit e datës 10 tetor.
Ballina Aktualitet Arrestimi i Balliut dhe protestuesve te ‘Astiri’/ Përfaqësues te PD nisen drejt...