Arjola Demiri pozon me rrobat me dizajn të ushtrisë: Flasin mirë, flasin keq – unë e marr si benefit

0
Arjola Demiri pozon me rrobat me dizajn të ushtrisë: Flasin mirë, flasin keq – unë e marr si benefit
Gjigandi

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjet atraktive.

Së fundmi, Demiri është shfaqur mjaft joshëse në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

RonaTyra

Ajo ka pozuar e veshur në rroba me dizajn të ushtrisë, në të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

Foto: Arjola Demiri/Instagram

“Ti nuk mund të më shohësh, unë kam veshur kamuflazh”, shkroi aktorja tropojane në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi edhe një imazh tjetër ku shihej teksa shijonte jetën e natës në kryeqytet.

“Flasin mirë, flasin keq, unë e marr si benefit”, shkroi ajo përbri fotografive.

Arjola ka qenë një prej personazheve më të diskutuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, që u shqua si një prej emisioneve më të ndjekura të këtij viti.

/abc24.al/

Foto: Arjola Demiri/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu