Apelohet vendimi për dënimin e Saimir Tahirit, SPAK kërkon shpalljen e tij fajtor për akuzat e pë…

0
Apelohet vendimi për dënimin e Saimir Tahirit, SPAK kërkon shpalljen e tij fajtor për akuzat e pë…
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke kërkuar që ai të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim të gjykimit.

Ish-ministri Sajmir Tahiri u dënua me tre vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke i shpëtuar akuzave te tjera. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Burime media thonë se tashmë SPAK kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për akuzat “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu