Anulimi i vizitës së Lavrov në Serbi/ “DW” zbardh prapaskenat e bisedimeve të Vuçiç deri në SHBA

0
Gjigandi

Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i refuzojnë avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, nuk mund të zhvillojë vizitën e planifikuar dy ditore në Serbi që duhet të fillonte të hënën.

Një funksionar i lartë i ministrisë ia konfirmoi agjencisë ruse, Interfax një raportim në media. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, punonjësi është përgjigjur. “Diplomacia deri më tani nuk ka aftësinë e teleportimit.”

Lavrov nuk lejohet të fluturojë mbi BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është shprehur për një televizion serb, se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit është “jashtëzakonisht e komplikuar”.

Ajo iu referua vështirësive logjistike, veçanërisht atyre që lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus.

RonaTyra

Kryeministrja serbe, Brnabiç është shprehur, se presidenti Vuçic për përgatitjen e vizitës së Lavrovit ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të “Rusisë, SHBA, Gjermanisë dhe BE-së”.

Tradicionalisht Serbia mban marrëdhënie të mira me Rusinë, nga ana tjetër ky vend dëshiron anëtarësimin në BE.

Për shkak të luftës sulmuese kundër Ukrainës, vendet anëtare të BE dhe shtete të tjera kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Edhe ndaj vetë Lavrovit për shkak të luftës në Ukrainë janë vendosur sanksione.

Serbia ndjek kursin e bashkëpunimit me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, kishte planifikuar të zhvillonte bisedime me presidentin serb, Vuçiç, homologun, Nikola Selakoviç dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, para se të vazhdonte udhëtimin në Turqi.

Sipas njoftimeve bisedimet do të zhvilloheshin mbi furnizimet me energji nga Rusia.

Në një kohë që BE ndjek kursin e reduktimit masiv të furnizimeve me energji ruse, Serbia vazhdon më tej bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë në fushën energjitike.

Serbia është gati plotësisht e varur nga furnizimet ruse. Ky vend ka dënuar sulmin mbi Ukrainën, por nuk i është bashkuar sanksioneve të BE./DW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu