Novak Gjokoviqi duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar të Kosovës për krimet që ka bërë Serbia!
Gjokoviqi sa herë që përmendet emri Kosova duhet të skuqet dhe të kërkojë që të dënohen të gjithë ata komandantë të ushtrisë, paramilitarëve dhe milicisë serbe që bënë masakra mbi popullatën shqiptare.
Gjokoviqit, duhet t’i vije marre që lobon për heqjen e pavarësisë së Kosovës. Po kush e pyet këtë Gjokoviqin? Askush! Nuk e pyet as familja e tij!
Ai po e tregon fytyrën e tij të vërtetë të një antisportisti dhe se është në shërbim të politikës shoveniste të Serbisë.
Ky tenist nuk e meriton as respektin dhe as që të flitet për të!
“Mediat zvicerane dhe gjermane kohët e fundit i kanë kushtuar vëmendje të madhe teniserit më të mirë në botë Novak Gjokoviq”, kështu shkruan “Kurir”.
Sipas këtij mediumi serb, tabloidi zviceran ‘Blick’ ka raportuar se serbi Novak Gjokoviq ishte e angazhuar politikisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke iu referuar deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, sipas të cilit tenisti më i mirë në planet ndihmon në lobimin për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjokoviq kishte thënë: “Ne jemi të gatshëm të mbrojmë atë që është e jona! Kosova është Serbi”.
Ani kush po lobon mu heq Pavarësia e Kosovës! Gjokoviq, të mbuloftë turpi!