“Anglezët janë duke e kryer”, Andi Koraqi zbulon se kur mund të jetë gati vaksina anti-Covid

0
Gjigandi

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi është shprehur se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Koraqi tha se nuk është shumë i informuar për një datë të saktë apo për kompaninë, por di që po bëhet një testim i fuqishëm dhe se shumë pranë zbulimit të saj janë aglezët dhe një kompani gjermane.

“Në dijeninë time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar. Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën,“- tha Koraqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu