Anekdota e Djokovic dhe Britney Spears: Kur më pa ashtu, nëna ime u trondit

0
Anekdota e Djokovic dhe Britney Spears: Kur më pa ashtu, nëna ime u trondit
Gjigandi

“Si nuk bëj më shumë imitime dhe jam më serioz se në të kaluarën? Gjithmonë kënaqem, por jo vetëm për kamerat. Më kujtohet kur në ‘Show Players’ në Monte Carlo imitova Britney Spears. Kisha veshur xhinse, pantallona të shkurtra dhe mami u trondit. Pas kësaj m’u desh të ndaloja pak (qesh). Ndoshta nuk duhet të bëj gjëra ekstreme, por do t’iu rikthehem imitimeve”.

Këtë e tha Novak Djokovic në një konferencë për media, pas ndeshjes së fituar kundër Wawrinka në 1/8 e turneut “Roma International”.

Kampioni serb pati disa fjalë edhe për zviceranin që mundi: “Është bukur të shohësh përsëri një kampion të madh si Wawrinka. Ai ka qenë një nga më të mirët për shumë vite, e dimë se sa e vështirë është të jesh jashtë fushës pas një operacioni. Ka luajtur një ndeshje solide. Do të doja që Stan të kthehej në nivelet e tij më të mira”.

Djokovic i lejon vetes një koment edhe për kundërshtarin e radhës: “Nuk kam luajtur kurrë kundër Auger-Aliassime. Po përmirësohet shumë, duke u vendosur në ‘top 10-20’. Ai është një djalë i mirë, një nga liderët e gjeneratës së re”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu