Lamtumira e Chiellinit, vjen ‘bekimi’ i Del Pieros: Ju jeni shembull për këdo që i ëndërron këto …

0
Lamtumira e Chiellinit, vjen ‘bekimi’ i Del Pieros: Ju jeni shembull për këdo që i ëndërron këto …
Gjigandi

E mërkura ishte një ditë e zezë për Juventusin, si për humbjen në finalen e Kupës së Italisë, por edhe për faktin se zbuloi zyrtarisht lamtumirën e Giorgio Chiellinit nga Juventusi.

Numri 3 i “Zonjës së Vjetër” dhe i kombëtares italiane bëri të ditur në fund të finales së Kupës së Italisë se rrugët do të ndahen, të paktën në fushë.

Të shumta ishin mesazhet e vlerësimit dhe dashurisë për mbrojtësin bardhezi, mes tyre nuk mund të mungonin edhe ato të një tjetër legjende të këtij klubi, Alessandro Del Piero.

Më poshtë është mesazhi i postuar në Instagram nga “Pinturicchio”:

“Ju keni treguar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit sa herë që futesh në fushë. Për 17 vite të gjata. Të pashë që erdhe djalosh, me përulësi dhe punë arrite gjithçka. Një shembull për këdo që ëndërron këto ngjyra.

RonaTyra

Si lojtar i Juventusit dhe si shok skuadre, nga Serie B te titujt, faleminderit Giorgio!

Tani shijoje këtë ndeshjen e fundit në ‘Allianz Stadium’, sepse sigurisht që do të jetë e veçantë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu