Ana Kabashi vjen me fotosesion të ri provokuese, vë në fokus linjat e formësuara

0
Ana Kabashi vjen me fotosesion të ri provokuese, vë në fokus linjat e formësuara
Gjigandi

Ana Kabashi është një prej këngëtareve më të komentuara në estradën shqiptare.

Krahas një karriere të suksesshme muzikore, Ana është gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, e ku sjell imazhe dhe fotosesion të ndryshme që çdo herë marrin vëmendjen.

Edhe së fundmi, krijuesja e shumë projekteve muzikore ka realizuar një set të ri fotove tejet atraktive me fotografin Albi Cocaj.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

RonaTyra

Ana dukej mahnitëse, teksa shihet e veshur në një kostum të bardhë, dhe një palë sytjena me ngjyrë të zezë.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Artistja e hitit “Dashni” vuri në pah linjat tërheqëse të trupit për të cilat kujdeset me ushtrime intensive në palestër.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Pamjen e saj sa elegante aq edhe joshëse, Ana e përfundoi me një grim të theksuar, qafore ari dhe flokët e valëzuara i la prapa supeve.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

“Malli të merr me më pa! Disponimi i fotosesionit të ri”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazheve që morën komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i saj është “11/11” që u lansua në nëntor të vitit të kaluar.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu