Amsali në ‘llupën’ edhe të klubeve kroate 

0
Gjigandi

Kosova është vatër e talenteve të mëdhenj të futbollit. 

Një emër që po vjen është edhe Amsal Krasniqi. Njomaku nuk ka më shumë se 14 vjeç,  është jashtëzakonisht i mirë. 

Ai qysh në moshën pesëvjeçare ka filluar të ushtroj me synime të mëdha, që një ditë të luajë edhe në klubet e njohura.

Si pesëvjeçar nisi hapat e parë në shkollën e futbollit “Forca”. 
Amsali luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe është alfa e omega e ekipit.

Lojërat e tij të mira bien në sy të disa trajnerëve,  ku është ftuar edhe në përzgjedhjen e rajonit të Mitrovicës. 
Për talentin vushtrrias, raportohet se interesim kanë shprehur edhe disa klube kroate dhe vendet tjera të ballkanit, por nuk zbulohen emrat. Është i shpejt, ka teknikë të përsosur e mbi të gjitha dirigjon lojën me sukses.

RonaTyra

“E imja është të jap maksimumin. Synimi im është të arrijë sa më lartë”, tha Krasniqi për gazetën Kombëtare “Bota sot”..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu