Krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, kanë zhvilluar sot takim mes ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.
Po ashtu, prezentë në këtë takim ishin edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Daulina Omani dhe ambasadorja për sport në Republikën e Kosovës Laurence Fischer, ku kjo e fundit po qëndron për vizitë në Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të biseduar për sfidat në të cilat po kalon sporti kosovarë, për aktivitetet e KOK-ut, sukseset dhe rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Përgjatë kësaj jave do të zhvillohet “Java e Frankofonisë” në Kosovës, e cila është nën organizimin e Ambasadës së Francës, Zvicrës dhe Luksemburgut në Kosovës, dhe zyrës së Belgjikës e Kanadasë.