“Maluma me lekët e shtetit”, Rama i kthehet komentuesit në rrjete sociale: Asnjë lidhje me asnjë …

0
“Maluma me lekët e shtetit”, Rama i kthehet komentuesit në rrjete sociale: Asnjë lidhje me asnjë …
Gjigandi

Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama replikon me ndjekësit e tij në Facebook. Duke u ndalur te protestat e ditëve të fundit për rritjen e çmimeve si dhe koncerti i djeshëm për Ditën e Verës, ku i ftuar ishte dhe këngëtari Maluma, këto çështje janë bërë objekt bisede dhe debati në një postim në profilin e Ramës. Teksa një qytetar ka ironizuar Ramën për koncertin e organizuar, duke shkruar;

“Faleminderit per koncertin dje dhe te gjithë e kuptuam turpin”,

kryeministri ia kthehu ‘flakë për flakë’.

Rama sqaron se për koncertin ku mori pjesë dje Maluma nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.

“Jo qe s’ke kuptuar gje, po je keqkuptuar edhe me shume, sepse koncerti nuk kishte asnje lidhje me asnje qindarke nga fondet publike, po ishte i organizuar nga nje kompani private, cka e ben turpin e protestes edhe me te turpshem ne fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskaralleqe te tilla si Malumja me leket e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyres time”

RonaTyra

, ia kthen Rama komentuesit.

Ndërkohë një tjetër qytetar mes ironisë i sugjeron Ramës që të hapte një llogari, që në rast nevoje dhe krize shqiptarët të derdhnin aty kontributet e tyre për ndihmë.

“O Ram pse nuk hap ndonjë llogari shteti ku shqiptarët të kontribuojnë për rastin e krizës se boll po na tepron! Unë marr 200mij të vjetra në muaj rrog laj qiran 200mij ujë e drita 100mij plus të ngrënia e pirja llogari më vete që kalon 300mij pa folur për të tjerat, teprojnë! Të paktën ato që ngelet për shpirt tu japim juve?!”, shkruan qytetari, ndërkohë që Rama ia kthen: “dmth ti merr 200 mije ne muaj dhe paguan qerane 200 mije, uje e drita 100 mije, 300 mije ngrenia e pirja. dmth cdo muaj 400 mije mbi rrogen! Po ku i gjen?”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu