Babai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar që ndodhet në një nga kampet e rrezikshme në Siri sot ka kerkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Postimi i babait të Alvin Berishës:“Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja. Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë. Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin Iban: IT76K0521622902000000004577 Bic Sëift: BPCV IT 2S 070 P.S Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.