Allegri: Finalja e Kupës së Italisë, dikur ishte qershia mbi tortë për Juven. Tani është e gjitha…

0
Allegri: Finalja e Kupës së Italisë, dikur ishte qershia mbi tortë për Juven. Tani është e gjitha…
Gjigandi

“Sot, një trofe për të shpëtuar sezonin? Mbetem i qetë, për ta fituar atë do të duhet durim dhe qartësi”. Pak minuta pas përfundimit të konferencës së Interit, mbërriti edhe ajo e Juventusit, e drejtuar nga Massimiliano Allegri, së bashku me Giorgio Chiellini, kapitenin bardhezi, ashtu siç ishte edhe Samir Handanovic për ngjyrat zikaltër.

Trajneri nga Livorno vazhdon: “Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në Serie A. Është ende Juve-Inter, një ndeshje që ka qenë gjithmonë shumë e ekuilibruar. Më pas ndoshta episodi i duhur vjen pas 2 minutave të para dhe ndeshja zhbllokohet. Është e rëndësishme ta përballojmë ndeshjen me qetësi dhe kompaktësi”.

Finalja e Kupës së Italisë, për Juventusin, herët e tjera do të ishte ‘qershia mbi tortë’: “Tani është torta, kështu që ne do të bëjmë gjithçka për ta marrë këtë trofe në shtëpi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për mjetet tona dhe të kthjellët. Është e rëndësishme të fillojmë sërish të fitojmë trofe”.

Më pas, Allegri iu përgjigj pyetjes më urgjente të kësaj periudhe të fundit: A e shpëton sezonin bardhezi Kupa e Italisë? “Ne e nisëm keq dhe patëm një ecuri të gjatë me zig-zage. Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, por çdo vit përpiqemi të përmirësohemi.

Kupa e Italisë? E di tashmë: nëse e fitojmë, do të dëgjojmë se është vetëm Kupa e Italisë. Nëse e humbasim, do të jetë një sezon katastrofik për Juventusin. Ne, në ekip dhe në klub bëjmë vlerësime të ndryshme.

RonaTyra

Sezoni ynë? E nisëm me largimin e Cristiano Ronaldos, më pas na u desh të merreshim me shumë dëmtime të rëndësishme. Meqë ra fjala, për sot i kam thirrur të gjithë, përfshirë Chiesa dhe McKennie. Tani duhet të mendojmë për ta fituar këtë finale. Vlahovic? Shpresoj të shënojë dy gola”.

Dhe në fund: “Trajneri më i mirë italian? Janë të shumtë: Lippi, Capello, Sacchi, Ancelotti. Carlon e kam uruar, është i vetmi nga këto që stërvitet edhe sot (Allegri do të citonte në fund të konferencës, pas një harrese, edhe Trapattonin)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu