Massimiliano Allegri pritet të rikthehet në punën e trajnerit.
Tashmë më shumë se një vit larg fushave të blerta dhe vëmendjes kryesore, Allegri ka filluar të mendojë për rikthimin në punën e trajnerit.
Ish trajneri i Juventus lidhet me skuadra si Manchester United, Arsenal e Bayern Munich, por destinacioni i saktë nuk dihet akoma.
Megjithatë, sipas fjalëve të presidentit të Cagliari, Tommaso Giulini, trajneri italian do të vazhdojë jashtë kufijve.
“Unë kam bërë disa telefonata në fundin e janarit, duke i ofruar Allegrit një punë, duke ditur se do të ishte e pamundur”, ka thënë Giulini.
“Massimiliano më tha se aventura e tij do të jetë jashtë kufijve”, ishin fjalët e presidentit të Cagliari.
Paris Saint Germain mund të jetë një nga destinacionet e Allegri, përfshirë edhe skuadrat e përmendura më lartë.