Tomorr Alizoti ka braktisur mbledhjen e PD. Para mediave, tha se qëndruan 5 orë dhe Basha nuk pati guximin të jepte dorëheqje, ndonëse pjesa më e madhe ishin kundër tij.
Alizoti: Unë kuptoj që nuk do të tërhiqet. Duhet të deklarojë në grupin parlamentar, para mediave, unë marr përgjegjësinë dhe largohem. Kjo nuk ndodhem dhe fatkeqësisht po shkon në një psikozë. Partia duhet të heqë hekurat dhe dreqi e hëngërt, një person duhet të marrë përgjegjësi dhe të hapë krahun. Pse është kaq e vështirë të ikë nga pushteti. Ndejtëm 5 orë dhe ka frikë të thotë.
Kemi arritur në dimensione qesharake, është bërë kopsht fëmijësh. Demokracia ka dy tipare, dorëheqje, votë. Basha po përdor taktika.
Grupi parlamentar nuk e përjashton Bashën, jemi shumica në një qëndrim se kemi të bëjmë me një rast të rrallë. Nuk ka të drejtë grupi parlamentar ta shkarkojë vetëm ta pezullojë.