Qëllohet kreu lokal! Kallmet, goditet me armë administratori

0
Qëllohet kreu lokal! Kallmet, goditet me armë administratori
Gjigandi

Një konflikt i nisur një vit me parë, ka çuar sot në plagosjen e Besnik Simonaj 41 vjeç drejtuesi i njesisë administrative Kallmet. Debati mes tij dhe autorit te dyshuar si Altin Marku ka nisur me pare ne zyrën e tij, ku me pas i është bërë pritë në rrugë duke e qëlluar me 3 plumba.

Burimet bëjnë me dije se mes dy personave ka pasur konflikte ta vazhdueshme.  1 vit me parë u dyshohet se pas nje konflikti verbal mes tyre Besnik Simonaj ka rrahur Altin Markun.  këtë të premte ata janë takuar sërish në zyrën e Simonajt ku kanë bërë debat.

Motivi I konfliktit mes tyre nuk dihet, ndërsa hetimet do të zbardhin më tej se çfarë e shtyu Markun që t i zinte pritë e ta qëllonte më pas në makinë administratorin e Kallmetit.

Në vendgjarje janë gjetur 12 gëzhoja por autori që duket se ka zbrazur një karikator ndodhet në arrati.  shoqëruesi i Simonaj që ndodhej me të kur i ndodhi atentati dhe e transportoi të plagosurin për në spital  do të merret në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu