Alibeaj: Rama vazhdon te tallet me shqiptaret, ne duam reforme reale – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar këtë të hënë, për të diskutuar për reformën zgjedhore. Gazetari Osman Stafa u shpreh se grupi vijon që të punojë për reformën zgjedhore, ndërsa bëhet me dije se opozita vazhdon të kundërshtojë Komisionin Zgjedhor, duke e konsideruar shtojcë të një Kuvendi ilegjitim. Në PD janë tre grupe që janë mbledhur për të punuar mbi reformën zgjedhore. Sot po bën mbledhje grupi i oponencës, i kryesuar nga ana e Enkelejd Alibeajt. Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, në atë të implementimit të reformës sipas standardeve të OSBE, ndërsa faza e dytë është që të ketë dialog me opozitën. Ndërsa, Enklejd Alibeaj në një dalje publike për mediat tha se sot u bë mbledhja e parë e njërit prej nën-grupeve. Alibeaj tha se grupi që ai udhëheq diskutoi për shit-blerjen e votës, por edhe për politizimin e administratës zgjedhore. “Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës. Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit.  Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”, tha Alibeaj. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu