Alibeaj: PD nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë

0
Alibeaj: PD nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë
Gjigandi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se PD nuk do të marrë pjesë nesër në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit është problematik në thelb.

Qëndrimi ynë është logjik, koherent. I kemi bërë të gjitha shërbimet ndaj Kushtetutës edhe shërbimet politike, kështu që nesër nuk ka asnjë sens që Partia Demokratike të marrë pjesë në procesin e votimit. Do të ishte një proces thjesht dhe vetëm do të legjitimonte kapjen e një tjetër institucioni nga ana e mazhorancës, nga ana e Edi Ramës. Kështu nuk është një proces normal, të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë

“, tha ai.

RonaTyra

Alibeaj shtoi se, ajo që unë kam thënë në fillim u provua se Rama nuk kishte kurrsesi asnjë lloj synimi për t’u dhënë shqiptarëve atë çfarë shqiptarët meritojnë dhe Kushtetuta u ofron një president të të gjitha palëve, të gjithë qytetarëve, përfaqësues i unitetit, i veshur i armatosur me imunitetin politik që do të duhet të këtë që nesër të ushtrojë në mënyrë të qetë detyrën presidenciale.

“Unë mendoj se procesi për zgjedhjen e Presidenti është proces që vetëm nga ne nuk u bojkotua. Jo, ishim ne që ofruam rregullat, procedura, madje shkuam deri te procesi i identifikimit të vota dhe në atë moment ju e patë shumë mirë se kush ishte qëndrimi i mazhorancës

“, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu