Kuvendi i 30 Prillit në PD, ka sjellë diskutime në emisionin “Log, mes anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhit dhe analistit Neritan Alibali.
Për analistin Alibali, e gjithë situata e deritanishme në PD, tregon se kjo forcë politike po shkon drejt ndarjes.
Ndërkohë që Harxhi tha se dy palë janë vetëm lart, pasi anëtarësia e PD është e bashkuar, dhe nuk do të ketë asnjë parti të re.
Pjesë nga biseda:
Alibali: PD ka dy probleme, një problem juridik, dhe i dyti përçarja. Edhe kur PD nuk ka qenë e përçarë, gjithmonë ka pas kontenstime. Procesi politik ka dështuar.
Harxhi: Si është procesi politik
Alibali: Bashkimi ose ndarje e PD.
Harxhi: Pse ka ndryshuar procesi politik?
Alibali: Nga këndvështrimi im, duke parë mënyrën e sjelljes ë dy palëve po shkojnë drejt ndarjes. Më është krijuar përshtypja që asnjë nga palët nuk do të bashkohet, dhe unë mendoj se PD do ndahet. Momenti më i mirë kur Basha dha dorëheqjen, kur PD i kërkoi Bashës të largohet dhe kur pati mesazhe nga të dy palët, nuk u kap ai momenti i mirë për bashkim. Komisioni i Rithemelimit po ecën shpejt në këtë rrugë që në rast se s’do ketë një vendim pozitiv nga gjykata gjithë këto struktura të krijojnë “Shtëpinë e Lirisë”.
Harxhi: Ne jemi në shtëpinë tonë dhe të krijojmë “Shtëpinë e Lirisë”? E para asgjë që është bërë deri tani nuk është bërë me qëllimin që kemi një gjykatë përpara. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj.
Alibali: Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit rrëzon vendimin?
Harxhi: E para nuk ka përçarje.
Alibali: Ndarja ën dy grupe?
Harxhi: Palët janë lart, Basha me të vetët dhe pala tjetër që është anëtarësia.