Alcantara pranon ofertën e Liverpoolit

0
Gjigandi

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me Bavarezët, por palët kanë ngecur në bisedimet e rinovimit.

Alcantara është i interesuar të largohet nga Allianz Arena dhe interesimi për të nuk mungon, në veçanti nga Liverpooli.

Sipas gazetës gjermane Bild, ylli i Bayern Munichut ka rënë dakord për kushtet personale mbi një transferim te Reds.

Por, megjithëse lojtari është i gatshëm të bëjë transferimin, Bayern dhe Liverpooli ende nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Bayerni thuhet se kërkon 40 milionë euro për Alcantaras, ndërsa Liverpooli e vlerëson lojtarin rreth 25 milionë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu