Një 57 vjeçar, viktima e parë e koronavirusit në Kukës

0
Gjigandi

Një 57-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit, ndërroi jetë nga koronavirusi duke shënuar kështu viktimin e parë në Kukës nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

57 vjeçari ishte shtruar në Infektivin e Tiranës me datën 6 korrik 2020. 

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, ka marrë tampone më familjen e tij  të cilat kanë dalë negative duke mbyllur kështu  krijimin e një vatre të re infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet.

Në Kukës, që nga rifillimi i epidemisë me 13 qershor janë infektuar 80 qytetarë. Nga ky numër 42 janë shëruar ndersa aktualisht 38 janë aktiv.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu