Albin Kurti: Zoran Zaev me ka uruar per fitoren, Edi Rama jo – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Raportet ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdojnë të mbeten të ftohura.   Për një gjë të tillë nëpër intervistat e fundit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, ka folur vetë Kurti, duke treguar se raportet më Ramën kanë ndryshuar për të keq, derisa ky i fundit i ka qëndruar në krah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në idenë për shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve.     Një gjë e tillë për raporte jo të mira Rama-Kurti konfirmohet edhe në njoftimin e fundit të kreut të Vetëvendosjes, i cili ka publikuar në profilin e tij letrat që ka marrë nga liderët e rajonit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.     E ka uruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjithashtu edhe një urim i ka ardhur nga kryeministri i Bosnje e Hercegovinës dhe nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, por jo nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan gazeta Express.   Megjithatë kreu i VV’së i cili pritet që të jetë kryeministër i Kosovës në intervistat e tij të para pak ditëve, ka thënë se ky raport i tij me Edi Ramën, nuk do të ndikoje në raportet shtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu