Artistët me origjinë nga Kosova, Azet dhe Albi, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Bleiben Ëach” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është shoqëruar me një video të veçantë.
Yjet, të cilët jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Gjermani, edhe këtë këngë e sjellin tërësisht në gjuhën gjermane.
Foto: Screenshot/YouTube
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Sascha ‘Busy’ Buhren, ndërsa producimi u realizua në studion e SBS Entertainment.
Videoja i është besuar produksionit “iamu”, edhe pse nuk është kompletuar me videoklip.
Albi ndryshe është vëllai i Azet, i cili ka bërë debutimin në tregun muzikor së fundmi.
Ai po pritet mirë nga publiku dhe po vazhdon të jetë gjithnjë pranë Azetit.
/abc24.al/