“Albania open 2022”, nis në Vlorë gara ndërkombëtare e parashutistëve

0
“Albania open 2022”, nis në Vlorë gara ndërkombëtare e parashutistëve
Gjigandi

Vlora është kthyer në një nga qytetet destinacion për sportet e ajrit.

Ka nisur dje edicioni i 23 i Albania Open në të cilin marrin pjesë 14 shtete nga e gjithë bota, 89 pilot. Ata kanë nisur fluturimet ditën e sotme dhe ne kemi pasur mundësinë të marrim sisa prej përjetimeve të tyre në përfundim të garës.

Nga Shqipëria, vendet e rajonit, fqinjët e afërt, por deri edhe nga Kolumbia e largët janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë edicion. Mes parashutistëve ka edhe kampionë bote, që i bashkon liria dhe emocioni që ju përcjell ky sport.

“Është një numër impresionues në raport me kohën dhe pandeminë që dy vjet zotëroi botën dhe është një nga kompeticionet më të rëndësishëm të Fai sidomos të Fai 2 sepse kur kemi bërë botërorin dhe çdo gjë ishte perfekte. Këtu janë 13 shtete, jam i kënaqur që kam Spanjën që është një potencial shumë i madh për të ardhmen, Franca një nga vendet që nuk kthehen më, Venezuela, Amerika Latine”, tha Alket Islami.

“Albania open 2022”, gara ndërkombëtare e aeronautikës, do të zhvillohet për tri ditë ndërsa të shtunën në mbrëmje do të shpallen edhe fituesit e këtij aktiviteti.

RonaTyra

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu