David Alaba ka folur për Franck Ribery, duke e cilësuar si një person thelbësor për rritjen e tij te Bayern Munich.
“Është vëllai im i madh, është dhjetë vite më i madh se unë. Kur kam ardhur në Mynih, 12 vite më pare, isha 16 vjeç”.
“Ka qenë një nga të parët që është marrë me mua, që më ka mbështetur, që më ka dhënë këshilla mbi atë që duhej të bëja në stërvitja dhe si të përmirësohesha pas çdo ndeshje”, ka thënë Alaba në një lidhje direkte në Instagram me yllin e NBA, Kyla Kuzma.
Alaba ka shtuar: “Kur je një lojtar i ri dhe një lojtar i madh si ai vjen dhe të thotë: ‘Ulu afër meje në dhomat e zhveshjes’ është shumë e rëndësishme dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.