Akuzohet se ndodhet me pushime në Dubai ndërkohë që Sali Berisha kryeson protestën, reagon Armina…

0
Akuzohet se ndodhet me pushime në Dubai ndërkohë që Sali Berisha kryeson protestën, reagon Armina…
Gjigandi

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë disa herë pre e sulmeve apo thashethemeve që lidhen me jetën e saj private.

Duke qenë nuse në familjen Berisha, shpesh herë figura e saj është tentuar të përfshihet nga mediat

online

në politikë, ndërkohë që në raste të tilla Armina ka reaguar gjithmonë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi kur bukuroshja ka hasur në një lajm të rremë, që e paraqiste modelen kinse ndodhet me pushime në Dubai.

RonaTyra

Foto: Armina Mevlani/Instagram

“Berisha në krye të protestës kundër rritjes së çmimeve, Armina Mevlani pushime luksoze në Dubai”, lexonte titulli i cili përfshinte një fotografi të dy vajzave me bikini në det.

Ndërkohë me të parë këtë, modelja Mevlani e publikoi në InstaStory, duke demantuar faktin se është ajo në fotografi.

Foto: Armina Mevlani/InstaStory

“Po mirë turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjeshtra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni fotografi të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë”, ka shkruar Armina në reagimin e saj.

Bukuroshja shqiptare përndryshe vazhdon të jetë pjesë e panelit të diskutimit në emisionin shumë të ndjekur të TCH, “Goca dhe gra”.

/abc24.al/

Foto: Armina Mevlani/Instagram

Foto: Armina Mevlani/Instagram

Foto: Armina Mevlani/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu