Skivi thotë se në një të ardhme të afërt do të largohet nga muzika

0
Skivi thotë se në një të ardhme të afërt do të largohet nga muzika
Gjigandi

Reperi i njohur Skivi ka qenë së fundmi i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit “Prive”.

Ai i është përgjigjur shumë pyetjeve në lidhje me jetën e tij personale dhe profesionale.

Ndër të tjerash ai ka treguar arsyen se pse është tërhequr kohëve të fundit nga muzika.

Foto: Prive/YouTube

RonaTyra

“Pak pandemia, pak çështje personale edhe pak ndoshta ai luksi që e kemi një bagazh të madh edhe nuk kemi aq nevojë t’i japim zor”, ka thënë Skivi.

Ai e ka vazhduar bisedën më tutje, duke thënë se e ka menduar edhe largimin nga muzika në një të ardhme të afërt.

“Të them të drejtën e kam menduar të shkëputem sa më shpejt. Më ka shkuar në mendje vitin e kaluar, por ndoshta mund të shtyhet ky plan për disa vite të shkurtra sepse kam qejf sa më shpejt të tërhiqem edhe ta lërë sa më mirë këtë punë dhe të merrem me punë të tjera”, tha reperi emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala.

Skivi e nisi karrierën muzikore si pjesëtar i grupit Skillz, teksa më vonë iu bashkua label-it Babastars, teksa viteve të fundit e ka zhvilluar karrierën e tij më shumë si solo rep-artist.

/abc24.al/

Skillz (Foto: Arkiv)

Babastars (Foto: Arkiv)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu