Akuzohet për keqmenaxhim të situatës Covid, Presidenti brazilian rrezikon gjykim nga Gjykata e Hagës

0
Gjigandi

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit Gilmar Mendes ka “alarmuar” Presidentin e Republikës, Jair Bolsonaro, për mundësinë e gjykimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për mënyrën sesi qeveria e tij po trajton pandeminë koronavirus.

Mendes, që aktualisht ndodhet në Europë, foli përmes telefonit me Bolsonaro të hënën e kaluar kur “e paralajmëroi atë për rrezikun që menaxhimi i pandemisë të arrijë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, shkruajnë sot gazetat braziliane.
Muajin e kaluar, gjykata e Hagës filloi të hetojë një ankesë kundër kreut të shtetit paraqitur nga Partia Demokratike e Punës (PDT) e ish-kandidatit presidencial Ciro Gomes.
Mendes është i njëjti gjyqtar që habiti me deklaratën e tij se ushtria braziliane është gjithashtu “bashkëpunëtore në genocid” e vënë në praktikë nga ekzekutivi i Bolsonaro.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu