Aktori Simon Gregson nxirret jashtë nga një klub nate, pasi i dehur filloi të zhvishej dhe të bër…

0
Aktori Simon Gregson nxirret jashtë nga një klub nate, pasi i dehur filloi të zhvishej dhe të bër…
Gjigandi

Aktorit të “Coronation Street”, Simon Gregson, iu kërkua të largohej nga një klub pasi hoqi këmishën e tij dhe kërceu ‘topless’ në një ndejë.

Dhe ylli britanik u tërbua me truprojat që u përpoqën ta nxirrnin jashtë, shkruan

The Sun

.

Një dëshmitar tha: “Ai ishte jeta dhe shpirti i festës, por e çoi pak më larg dhe në fund mërziti stafin e barit dhe truprojat”.

RonaTyra

Foto: The Sun

Simon, 47 – i cili luan rolin e Steve McDonald në serialin “Coronation Street” dhe ishte i dyti në filmin e vitit të kaluar “I’m A Celebrity, Get Me Out Of Here” – kishte qenë në festë me aktoren Alexandra Mardell.

Me ta ishte edhe ish-ylli i “Corrie”, Katie McGlynn.

Foto: The Sun

Videoja ekskluzive e siguruar nga tabloidi britanik

The Sun

, tregon Simonin ‘topless’ dhe duke debatuar me sigurimin ndërsa ata përpiqen ta heqin atë nga një pjesë e klubit të natës.

Ndërsa disa anëtarë të turmës bërtasin, një truprojë i kap dy herë krahun ndërsa e urdhëron të zbresë poshtë nga ku kishte hipur.

Një ekspert i leximit të buzëve tha se Simon mund të shihet duke sharë ndërsa dy anëtarët e stafit përpiqen ta qetësojnë atë. Më pas ai duket se thotë “Do të zbres” përpara se të largohet nga skena.

Foto: The Sun

Pasi u ngrit me këmishën e zhveshur, disa anëtarë të turmës shanë dhe njëri bërtiti me sharje ndaj aktorit.

Më herët gjatë natës, Simon u fotografua duke përqafuar Alexandran, 28 vjeçe, dhe të dashurin e saj Joe Parker.

Foto: The Sun

Një burim tha: “Simoni po sillej mjaft keq – por më shumë kjo ndodhi në kuptimin që ai ishte në gjendje të mirë shpirtërore dhe po rrëmbehej”.

“Padyshim që ai kishte kaluar një natë të mirë dhe ishte jashtë me shumë nga aktorët dhe ekipin e ‘Corrie'”.

Foto: The Sun

Një burim i klubit të natës shtoi: “Simon është i rregullt shumë këtu. Por natën në fjalë, ai ishte paksa i gëzuar dhe i dehur, dhe duhej të trajtohej si i tillë”.

/abc24.al/

Foto: The Sun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu