Aktoret turke, të dashura për publikun shqiptar, që kanë qënë ‘Miss’

0
Gjigandi

Disa prej aktoreve më të njohura të kinematografisë turke, të cilat për publikun shqiptarë u bënë të njohura me rolet e tyre në seriale të ndryshme, kanë mbajtur kurorën e misit në Turqi, ja kush janë ato .

Hazal Subaşı, Selen Soyder, Melisa Aslı Pamuk, Amine Gülşe Özil, Selin Demiratar janë disa prej aktoreve që para se të hynin në botën e aktrimit ndër vite kishin fituar çmimet kryesore në spektaklin e bukurisë në Turqi “Miss Turqia”.

Selin Demiratar është emri i një prej aktoreve më të njohura turke, që në Kosovë u bë e njohur me rolin e “Nerminit” në vitin 1999 fitoi çmimin “Miss Turqia”.

Selen Soyder e njohur si “Topraku” çmimin e më të bukures në Turqi e mori në vitin 2007.

Edhe në vitin 2011 çmimin e “Miss Turqisë” e fitoi një aktore. Bëhet fjalë për aktoren Melisa Aslı Pamuk që u bë e njohur me rolin e “Jaseminit”.

Aktorja e njohur, Amine Gülşe Özil që të gjithë e njohin me rolin e “Nurit”, “Miss Turqia” u zgjodh në vitin 2014.

Në vitin 2015 çmimin e më të bukurës në Turqi e fitoi aktorja, Hazal Subasi që për publikun shqiptarë u bë e njohur me rolin e “Zehras”.

Këto aktore vazhdojnë të jenë pjesë e serialeve të ndryshme, të cilat pëlqehen edhe jashtë kufijve të Turqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu