Në Gjermani e bëjnë të sigurt, Juventusi transferon “njeriun e mrekullive” të Bundesligës

0
Gjigandi

Për të ka dy pseudonime të forta: I pari është “Dhuruesi i ekstazive”, ndërsa tjetri është “Njeriu i mrekullive”. Dhe këto pasi Rami Bensebaini është njeriu i goditjeve të papritura, ai që thyen parashikimet. Siç ndodhi për shembull në 7 dhjetor 2019, kur me një dopietë (e para në karrierë) shtriu në tapet Bajernin e Mynihut, duke përmbysur shifrat nga 0-1 në 2-1 për Gladbahun.

Ndërkohë, pak muaj më parë, përpara se të transferohej në Bundesligë, kishte ndihmuar ekipin e Ren që të fitonte Kupën e Francës, përballë super-favoritëve të PSG-së, me mbrojtës-mesfushorin e majtë, i cili pas golit që e dërgoi finalen te penalltitë, goditi saktë edhe 11-metërshin që solli trofeun e parë te Ren pas 50 vitesh.

Por nuk mbaron me kaq, duke qenë se në 2019-ën u shpall së bashku me Benaserin lojtarët më të mirë të Kupës së Afrikës, pasi Algjeria fitoi trofeun.

Por ky hajmali, ky futbollist që i pëlqen të marrë të gjithë korsinë e majtë përsipër, mund të jetë në janar një futbollist i Juventusit.

Madje, gjermania “Bild” garanton se bardhezinjtë e kanë bllokuar tashmë Bensebainin, pasi ky është në skadencë kontrate dhe nuk pranon të rinovojë me Mynshengladbahun.

Prandaj, gjermanëve u intereson ta shesin që të fitojnë 6 milionë eurot që ka ofruar “Zonjë e Vjetër” dhe pse jo të gjejnë kështu një lideri të ri të korsisë së majtë, pasi Aleks Sandro ka vite që ka humbur dëshirën për të luajtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu