Një ditë pasi Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë një reagim duke shpërndarë kështu fotografinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidenti ka vendosur në kopertinën e Facebook-ut të tij, fotografinë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, dje Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Burimi: top-channel.tv