Aksioni antidrogë në Itali, arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

0
Aksioni antidrogë në Itali, arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme (16 mars).

Mediat italiane raportojnë se artistja shqiptare është arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës.

Sipas medias italian ‘Ilmessaggero.it’ grupi i të arrestuarve përbëhet nga 13 persona, në të cilin bëjnë pjesë italianë dhe shqiptarë.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare, 40- vjeçare dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, shkruan ilmessaggero.it

RonaTyra

Për momentin është ende në kërkim një shqiptar, i konsideruar së bashku me një italian në krye të organizimit. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Në çdo rast, të gjithë të dyshuarit do të konsiderohen të pafajshëm, duke pasur parasysh fazën aktuale të procedurës, apo atë të hetimeve paraprake, deri në konstatimin përfundimtar të fajit me dënim të parevokueshëm.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu