Aksidentoi dy femijë në Kamëz, shoqërohet shoferi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kamëz ku si pasoje kane mbetur të plagosur dy femije. Policia ka shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Ja njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion Paraprak Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe. Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu