Në një njoftim për mediat, Lëvizja Vetëvendosje njofton për një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, ku i përfshirë është edhe lideri i saj, kryeministri i mandatuar i Kosovës, Albin Kurti. Sipas VV-së, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. “Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga Vetëvendosje. Kurti ishte në Tiranë mbrëmjen e sotme për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.