Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë drejtuesi e furgonit Ferdinant Torozi që tërhoqi zvarrë 25-vjeçarin Ramazan Bata tek ura e Shkozetit. Ndërsa drejtuesi i autobusit Petrit Topalli është lënë nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ramazan Bata shpërndarës picash, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga autobusi dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga furgoni që drejtohej nga Torozi. Drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes. Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!