Aksidenti fatal në Itali, kush është shqiptarja që mbeti viktimë

0
Gjigandi

Matilda Hidri 35 vjec me origjinë nga Shqipëria kishte vetëm pak ditë që kishte hapur picerinë e saj në via Fieschi, “në zemër të Genoas”. Por ajo humbi jetën pasditen e së dielës në një aksident fatal që erdhi si shkak I udhëtimit të një autmjeti në drejtimin e gabuar në  autostradën A7 që lidh kryeqytetin e Ligurias me Milanon.

Aksidenti përgjatë A7

Matilda, e cila kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte në atë rrugë me BMË -në e saj në drejtim të Genovas, kur një Volvo e bardhë u përplas me të. Shoferi në Volvo Giuseppe Maria Garavaglia , kishte udhëtuar tashmë atë pjesë të autostradës në drejtimin e gabuar për gati pesë kilometra . Ai ndoshta ishte në rrugën e tij për në shtëpi, pasi jetonte në Novate Milanese. Përplasja ishte aq e fortë sa vrau menjëherë dy drejtuesit dhe përfshiu një makinë të tretë aty pranë.

Në makinën e bardhë ndodheshin edhe tre të tjerë që janë plagosur

Ajo la pas bashkëshortin Arjanin dhe një djalë 10 vjeç. Në automjet u gjetën fletushkat e reklamës për restorantin e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu