Aksident në Vlorë, makina përplas 62-vjeçarin, arrestohet shoferi

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Sadik Zotaj” në Vlorë.

Unifprmat blu raportojnë se 43-vjeçari K.G., ka përplasur 62-vjeçarin B.V., i cili po udhëtonte me biçikletë.

62-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 43-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

RonaTyra

Sot rreth orës 17:30, në rrugën “Sadik Zotaj”, shtetasi K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu