Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e “Kavajës”. Sipas burimeve thuhet se shtetasi M.O., ka asdientuar me motorr një fëmijë 6 vjec.
Mësohet se fëmija me iniciale A.Gj., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.